23 Nëntor, 2017,ibb, Durrës

 Sot  Z/V Ministri Bujqësisë z.Dhimitër (Dhimo) KOTE vizitoi Institutin e Bujqësisë Biologjike  në Shkozet.Z.Dhimo u interesua  për punët  që bën instituti në ndihmë  të fermerëve  si dhe për mundësitë  e rritjes  së numrit të fermerëve bio.Interesimi   kishte për qellim për të marë mendime  se cilat janë nevojat e fermerëve  bio për mbështeje  nga shteti, dhe si mund të kemi një metodë të thejshtë dhe transparente të ndihmës financiare.

Në paraqitëm gjendjen e bujqësisë  biologjike dhe nevojen për mbështetje  nga  shteti.Kuota  e vendosur nga Qeveria për fermat bio për vitin 2017 ishte 200.mijë lekë të reja për çdo fermë të certikfikuar, shumë kjo e mirëpritur nga fermerët, por  se kjo skemë mbështeje nuk ka funksionuar mirë që nga viti 2011.Kuota është e mjaftueshme ,mjafton të realizohet.Këtë kuotë fermerët e përdorin për të blerë inpute  të listës pozitive, për pagesën e certifikimit, pak edhe për shërbimin këshillimor, për paketimin dhe etiketimin.Pra kjo ndihmë  ndihet  në buxhetin e fermës.Z.Dh.Kote  theksoi se jemi në kohën që krahas standartit bio në duhet të mbështesim edhe standartet  e tjera  si origjina produkteve, markat  e regjistruara, standarti HASAP, Global GAP, ISO 22000 . Sic dihet  vetë  zoti Dhimo menaxhon agrumishten më të madhe  në Shqipëri e cila ndodhet  në Xarë, Sarandë.Kjo agrumishte  këtë vit (2017)  është certifikuar me standartin Global GAP (standarti i praktikave të mira bujqësore)  dhe kjo i ka dhënë shance   atij që të eksportoi edhe në vendet  e BE-s.Këtë përvojë personale  z. Dhimo ishte  i përkushtuar  ta përhapte  edhe në fermat  e tjera bujqësore  të vendit.Z.Dhimo theksoi :“Bujqësinë  dhe fermerin shqiptarë    e shpëton nga konkurenca  e fortë  vetëm cilësia  e lartë  e produkteve.Beasueshmerinë  e  cilësisë   e siguron procedura  e certifikimit  që shoqërohet  me dokumentin e CERTIFIKATES  se CILËSISË:

Z.Dhimo Kote  e shoqëroi drejtori Institutit  Enver Isufi

Dhimo Kote ne ibb 23.11.2017