Datat 09-13 Korrik, 2018

Vizitë  në Universitetin Mesdhetarë  të Barit (IAMB, Itali)

…………………………………………………………………………………………….

Kjo vizitë u realizua  në kuadrin e projektit të ri që ka filluar  të zbatohet në  Shqipëri  me temë“Përmirësimi i Praktikave të Mira Bujqësore  në ullishtarinë  e Integruar  dhe atë  Biologjike“.

Në këtë vizitë morën pjesë  dy  specialistë; Mendim Baçaj (QTTB,Vlorë)  dhe Enver Isufi (ibb, Durrës)

Qellimi i vizitës  u fokusua  në tre çeshtje.

1.Njohja  me praktikat e mira bujqësore në   ulishtarinë  biologjike dhe atë të integruar.

2.Probleme të  reflektimit  të rregullores  së re të BE-së  për prodhimin dhe tregtimin e produkteve biologjike edhe në VKM-t  shqiptare

3.Njohja  me situatën e sëmundjes  së re  në ullishtet e Rajonit të Pulials me emrin (Xylella fastidiosa)

Të tre pikat e programit u realizuan si në aspektin teorik , ashtu edhe në vizitat  në ferma  dhe plantacionet   e ullirit , ku sëmundja  ka bërë  një dëm të madh ekonomit  duke tharë  mbi 5 milion rrënjë ulliri.

Ky shërbim   do të ndihmoj  për të zbatuar projektin e nisur në Shqipëri  për ullirin si dhe për marjen ë masavë komplekse për parandalimin e futjes  në Shqipëri të sëmundjes (Xylella fastidiosa)

Grupi   ekspertëve nga Shqipëria  u drejtua nga  zoti Pandeli Pasko/kuteli, i  cili  na krijojë të gjitha kushtet teknike  dhe logjistike për të njohur përvojën e Rajonit të Pulias  në  të tre pikat tona të programit, si  dhe me krijimin e lehtësirave për kontaktet  me një numër të madh ekspetësh të IMB, Bari  që mund të  zbatojnë projekte  në Shqipëri.

Në ditët  që vijnë një numër i madh ekspertësh shqiptarë  do të nisin zbatimin në praktikë të këtij projekti  që do të preki  disa  zona  si Vlorën, Beratin, Durrësin, Lezhën  e tj

..