Vizitё   dhjetёditore   studimore  nё Shqipёri nga studentёt e Universitetit Gastronomisё, Bra, Piemonte/Torino, Itali

                                                                 ( pёrgatiti enver isufi, ibb, Durrёs)

 

Studentё  tё Universitetit tё Gastronomise, nga qyteti Bra  tё rajonit Piemonte qё shtrihet50 kmnё jugё tё qytetit Torino, Itali  nё dhjetёditorin e parё  tё muajit Shtator  2014 vizituan Shqipёrinё.

Ky universitet  merret  jo thjesht  me gastronominё  si  gatim tё ushqimit , por  ai merret me tё gjithё zinxhirin e ushqimit  nga  prodhimi  e deri  nё tavolinё. Ky universitet  stimulon filozofinё  e “Slow food” Bujqёsinё  e shikon tё lidhur ngushtё  me mjedisin.

Mbi 20 studentё  nga ky universitet realizuan njё  udhёtim shkencor  nё shumё  rajone tё

Shqipёrisё.Udhёtimi u realizua  nga data 01-13 Shtator, 2014. Interesi i studenteve ishte  ne disa objektiva  si njohja  me Shqipёrinё, me natyrёn, kulturёn, bujqёsinё  dhe gastronominё. Nё bujqёsi  mё shumё interes  kishin pёr bujqёsinё  biologjike  dhe produktet tipike vendase. Dy ditёt e fundit tё vizitёs studentёt  i kaluan nё zonёn e Ishmit. Nё Ishёm ata vizituan zonёn,   kompaninё NaturalAlba e cila prodhon bimё mjeksore bio pёr eksport . Kjo kompani ishte  edhe organizatore  e vizitёs  sё studentёve nё kёtё zonё. Studentёt shijuan edhe plazhin dhe ushqimin e shijshёm tё restoranteve tё Gjirit tё Lalёzit.

Orёt e fundit tё vizitёs pёr studentёt  e Universitetit tё Gastronomise  tё  rajonit  tё Piemontes   u pёrgatit  edhe njё prezantim me teknikёn Ppoint  mbi bujqёsinё shqiptare nё pёrgjithёsi  dhe pёr  bujqёsinё biologjike nё vecanti. Prezantimi  u paraqet nga   prof.ass.dr .Enver Isufi (Instituti Bujqёsisё Biologjike, Shkozet, Durrёs)

 

Studentёt  paraqiten interes  pёr  kёtё informacion.Grupi studenteve  ishte  i pёrbёrё nga studentё  nga Italia, Gjermania, Amerika, Tajvani,Japonia etj.

Studentёt i shoqёronin  Prof.Andrea Pieroli  dhe  nga zyra Tutor, zonja Maddalena Relli.