Maj, 2014, Universitetet e  Bujqësisë  e Ballkanit  në Universitetin e  Bujqësisë, Tiranë

Në Universitein e Bujqësisë u bë takimi përbyllës  i projektit  me temë ”Përfshirja  e Bujqësisë Biologjike  në kurikulumet e Universiteteve Bujqësore të Ballkanit”. Takimi u parapri nga një konferencë në të cilën profrsorët e Ballkanit  me teknikën Ppoint  prezantuan  gjendjen  e bujqësisë biologjike  në vendet përkatëse. Për  gjendjen e bujqësisë biologjike  në Europë  dhe në botë  si dhe prirjet e saj foli  Prof.Urs Niggli, i cili është  edhe kordinatori i këtij projekti  dhe drejtor i Institutit të Bujqëqsisë Biologjike  në Zvicër (FiBL=Forschung Institut fur Biologischen Landbau)

Ditën e dytë profesorët e Ballkanit vizituan  vreshtin bio  në Ishëm, Durrës  dhe kantinën e verës  bio. Ky vreshtë mbanë emrin “Vila Duka”  dhe prej 8 viteve në të praktikohen praktikat e bujqësisë biologjike. U  vizitua gjithashtu edhe  ferma ekologjike Lindita  dhe Hajdar Kuçi në Marikaj, Tiranë. Në këtë fermë   u kalua  edhe dreka  me ushqimet e prodhuara  në fermë.

Veprimtaria  dy ditore u organizua  dhe drejtua  nga Dekani i Fakultetit Agronomisë  dhe Mjedisit Prof. Ardian Maçi. Këto dy ditë afruan  më pranë personalitet   akademike  ballkanike  dhe i dhanë  një shans  më shumë zhvillimit të bujqësisë biologjike  në rajonin e Ballkanit.

                                                                                                                                                                                    enver isufi