01 – 02 Nëntor, 2016

Shkup, Maqedoni

………………………………..

Në datat 01 dhe 02 Nëntor 2016 nëShkup u zhvillua takimi i rrjetit ballkanik

për bujqësinë biologjike SEEON (South East European Organik Network)

Financuar nga GIZ (Geselschaft für Internationale Zusammenarbetit) zyra

Beograd.Në takim morën pjesë: Shqipëria, Kosova ,Serbia, Maqedonia,Kroacia, Bullgaria,Sllovenia.

Temat e takimit dy ditor ishin:

1.Përfundimi i platformës për webseitin

ballkanik për bujqësinë biologjike.

2.Përfundimi dhe miratimi Statutit në Asamblenë e SEEON.

3.Zgjedhja e bordit të SEEON.

Për platformën e webit ballkanik përbujqësinë biologjike ka një vit që

punohet si nga ekspertët e IT-s ashtu edhe nga ekspertët e bujqsisë biologjike

ballkanike.Në këtë takim plotforma e webit mori formën përfundimtare me

rubrikat përkatëse.Javët që vijnë çdo vend ballkanik do te grumbullojë të dhënat për plotësimin e rubrikave të faqës elektronike webseitit.Të dhënat përfshijnë listën e prodhuesëve bio, llojet e produkteve, marketingun vendas , marketingun për eksport,trupat e çertifikimit, institucionet që meren me kërkimin në fermë dhe këshillimin në bujqësinë biologjike, do përgaditen ose do të futen materiale të shkruara duke filluar nga librat, revistat, broshurat,fletëpalosjet, vidiot profesionale dhe informacione të tjera.U ra dakord që çdo vend ballkanik do të ketë një përson që do meret me përditësimin e faqes elektronike.Qellimi i këtij webi është që vendet ballkanike të njohin potencialin e njëri – tjetrit dhe të nxisim marketingun e produkteve biologjike mes vendeve të rajonit për konsumatorët e tyre.Si pikë e dytë i diskutimeve në takim ishte plotësimi i statutit bazuar nëpropozimet që kishimn bërë anëtarët e rrjetit SEEON. Pasi u plotësuan mangësitë e statutit ai miratua në Asamblenë e SEEON.Pika tretë e programit të takimit ishte edhe miratimi në asamble i anëtarëvetë rinj të bordit të rrjetit SEEON.Në bazë të statutit çdo vend anëtar do ketë nganjë përfaqësues në bord. Nga Shqipëria anëtarë bordi u zgjodh Enver isufi (ibb,Durrës dhe nga Kosova u zgjodh zonja

Magbule Hyseni (Qendra Kërkimit në Fermë dhe Këshillimit në Kosovë ) që

njihet me shkurtimet (IADK). Puna kryesore tani për tani është grumbullimi i materialeve dhe vënien në funksionim për vizitorët platformën e Webit.

Takimimi u mbështet nga specialistët eko ntraktuar nga GIZ, kolegët Toralf Richter (FiBL, Zvicer dhe konsulentja për zhvillimet institucionale të shoqatave jo qeveritare zonja Karola Block (ngaGjermania)Takimi tjetër do të pasohet nga njëseminar dy ditor me specialistët që domeren me përditësimin dhe mirëmbajtjee  elektronike ( webit ).Ky seminar mendohet të zhvillohet nga fundi muajit Nëntor, 2016. Vendi seminarit pritet tënjoftohet nga zyra GIZ, Beograd.

pjesmarwsit-nw-takimin-e-shkupit           pamje-nga-takimi

toralf-richter-fibl           pwrfaqwsuesja-e-kosovws-z-magbule-hyseni

p1170349           pwrfaqwsuesi-i-shqipwrisw-z-enver-isufi-2