MESAZHE PËR MBROJTJEN E BIMËVE 1-20 Mars, 2017  

                   Nga ibb, Durrës.

Mbrojtja  më  e mirë e bimëve  është mbrojtja parandaluese.Masat që parandalojnë ose kufizojnë shumë iinsekte  dhe sëmundjet  janë  në radhë të para praktikat e mira  bujqësore.

Kullimi i tokave.  Jemi ende  në kohë të bëhet kullimi i tokave  si në bimët e arave ashtu edhe në pemtari, vreshtari, ullishtari. Lagështia  e tepërt në tokë dobëson bimët, ul rezistencën ndaj disa  sëmundjeve  dhe dëmtuesëve, pengon zhvillimin e mikroorganizmave  të cilat  vënë  në dispozicion të bimëve  lëndët ushqyese. Prsh. Lagështia  për pemët bërthamore është  vdekjeprurëse(Qershi, pjshkë, kumbull, kajsi)

Punimet  e tokës: Vrasin insektet dëmtues,ngrohin tokën kufizojnë barërt  e egra.

Përzgjedhja   e fidanave  të shëndoshë  dhe me kurorë  të formuar.

Farëra të pastra  nga parazitët.

Farërt  zgjidhen sipas problematikës  që  kemi  ne  tokat tona( farëra rezistente  ndaj  sëmundjeve që vijnë nga toka, ndaj  nematodave, vrugjeve  etj)

Plehërimet  bazë:  Rrisin shëndetin e bimëve, dhe kështu  bimët përballojnë më mirë infeksionet nga parazitët.Plehërimi  i balancuar nuk është i domozdoshëm për të nxitur përvetësimin e lëndëve ushqyese, por  edhe për faktin se kur NPK  nuk janë  në raportet e rekomanduara kjo reflekton në nxitjen e disa  sëmundjeve  tipike

Kriteret  e plehërimit :

Fermerët  duhen edukuar të bëjnë analizat  e tokës  dhe të plehërojnë  bazaur në kërkesat  e bimëve për lëndë  vepruese(NPK  dhe mikroelementë)  dhe jo të plehërojnë thjeshtë  duke u nisur tek  pesha  bruta  e plehrave

 Në  Ullishte:

Jemi  në kohën që  duhet të fillojnë trajtimet  për mbrojtjen e ullirit nga sëmundja  e syrit të palloit (quhet kështu sepse njollat në gjethe  janë  në formë rrethore  si njollat  në pendën e shpendit   të bukur të Palloit.)

Produktet më të përdorshme janë ato me bazë bakri  si Pluhuri bordolez (20 % bakër)  Champion 20 % bakër, Rame  40, Kocide, dhe të tjerë produkte bakri që ndodhen në tregun tonë  të Produkteve të Mbrojtjes  së Bimëve)

Disa  kultivarë  preken rëndë  si Kalinjoti, i Bardhi Tiranës,Kokërrmadhi Beratit, Bela  di Spanja  etj.Kultivarët kokërrvogël  si Frantoji, Lecino,Koreneqi, I holli Himarës  nuk preken shumë.Në to trajtimet  edhe mund  të shmangen ose  mund  të bëhen vetëm trajtimet  e fundit  të muajit prill.

Në  agrume:

Dimri i këtij viti do mbahet mend  si  një dimër  i rrallë për nga temperaturët e ulta  që  ë shoqëruan.Në zonat bregdetare  dhe të ulta ( minus 8 deri në minus 10 gradë Celcius)

Shumë agrume(limona, portokalle, mandarina)  janë tharë.Tani  mund të themi se  janë  ende në gjendje „Kome“.Shpresojmë  të rigjallërohen. Tani  duhet krasitur kurora  dhe  nëse  pemët rigjallërohen duhen shoqeruar  me trajtime  me bazë bakri që  të mund  të mbyllim plagët  e krasitjeve  të degëve të trasha.Plehërimi azotik  për  të gjallëruar bimët  do ishte masa  pasuese.

 

Në  Hurdhër  dhe qepë

Javën e  fundit në hurdhëra  kemi gjetur  1-4 % infeksion  nga miza  e qepës  dhe hurdhërës(Hylemia  antiqua, /delia antiqua) .Hurdhërat në fushë  tani  janë  në lartësinë  20-30 cm lartësi  dhe me 5-9  gjethe.Në disa ngastra ka filluar edhe trajtimet  me produktin Rogor 40(Dimethoat)

Në këto bimë  është koha për rregullimin e numrit të barërave  të egra  nëpërmjet harrjes me  dorë  dhe parshitjeve.Kullimi  sigurisht që  është masë  e pa neglizhueshme.

 

………………………………………….