Mbështetja  e Bujqësisë   dhe Blegtorisë me financime nga Ministria  Bujqësisë  Zhvillimit Rural  dhe Administrimit të Ujrave

 

 Udhezimi Skemat Kombetare 2014 (prezantimi MBRAZH per skemat e subvecioneve, shkarko .pdf)

Mbështetja e Bujqësisë dhe Blegtorisë me financime nga Ministria Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujrave (Njoftim i IBB Durres, lexo, printo, shkarko  .doc)

Me  datën 22 Prill, 2014  MBZHRAU në Pallatin e Kongreseve prezantoi skemat  e subvensioneve në  bujqësi nga fondet  e Qeverisë  shqiptare. Në  takim morën pjesë  fermerë, specialistë, përpunues, tregtarë. Prezantimi u realizua  nga drejtoresha  e AZHBR-s zonja Suela POPA. Ministri  Bujqësisë  Prof. Edmond PANARITI  dhe  Zv/Kryeministri z. Niko PELESHI   prezantuan objektivat  e Qeverisë  për mbështetjen e Bujqësisë, sigurinë ushqimore, biodiversitetin, kultivarët vendas  dhe produktet tipike  shqiptare. Motoja “Prodho   dhe Konsumo Shqip” !

Bashkëngjitur keni Udhëzimin e zbatimit  të skemës  mbështetëse  dhe  vlerat  monetare  për çdo zë  të mbështetur. Në po ju nxjerrim  në pah disa  tregues për bujqësinë  Biologjike/organike:

Bujqësia  biologjike/organike

1.Në udhëzues  gjeni  se  për çdo fermë   bio të çertifikuar  do të jepen
80.000 (tetëdhjetë mijë lekë)
Kjo   pagesë  do përdoret  për disa shërbime  shtesë që kryen fermeri.

Të tilla shërbime  janë:

 

Certifikimi: rreth 20.000  lekë

Këshillimi  dhe trajnimi: 2000  lekë

Pjesa  tjetër: 58.000 lekë  fermeri i përdor për  të blerë inpute ose materiale  të tjera marketingu si arka, shishe, etiketa  etj.

Mbështeten shpenzimet që kryhen për  mbrojtjen e ullirit nga  miza e ullirit  (Bractocera olea)                               35.000  lekë për ha  ullishte

 

3.Vreshta:

kur mbillet  me  fidanë nga kultivarë vendas  600. mijë  lekë/ha 

kur mbillen kultivarë të zakonshëm 500. mijë  lekë /ha

22 Prill, 2014  MBZHRAU