Këshillime për Mbrojtjen e Bimëve

  Periudha 01-10 Qershor, 2014  

Klima:Në grafikun e mëposhtëm shikoni shirat e rënë ditët e fundit.Shirat kanë rënë në të gjithë teritorin e vendit.

Shirat  e rëna   nëpërgjithësi duhen vlerësuar si shumë positive. Në pemë, vreshta, ullishte, pyje, kullota, rezervat ujore për ujitjen e bimëve, rezervat ujore energjitike janë dobi të mëdha ekonomike.Në këto kushte  më shumë punë ka mbrojtja  e bimëve, sepse shirat  me temperaturat  e këtyre ditëve  krijojnë kushte  të përshtatëshme për shumë insekte  dhe sëmundje.Shirat kanë krijuar gjithashtu edhe çrregullime organizative, sepse ka lindur nevoja e ritrajtimeve  brenda pak ditëve.

Konkretisht   bazuar nga ndjekja gjendjes  fitosanitare  që realizon   Institutit Bujqësisë Biologjike  mund të këshillojmë

Në vreshta

Agrisiviteti vrugut dhe hirit  do jetë i fortë.Kjo si nga  kushtet  e klimës ashtu edhe për faktin se hardhia ndodhet në një fazë të ndieshme ndaj dy sëmundjeve kryesore.

Vrshtarët që  nuk kanë pritur për qetësim të plotë të kohës  por kanë trajtuar  e kënë shumë të mirë gjendjen fitosanitare, ato vreshtarë që presin gjatë për të pritur kohë  me diell,kanë  gjendjen me te dobët shëndëtsore  të hardhisë.

Këto ditë që vijnë pritet përsëri mot i paqëndrueshëm  dhe trajtimet duhet të vazhdojnë edhe nëse  bien shira të lehta.Pritëshmëria për një kohë fare të qetë eshte  më e dëmshme se sa bëjmë trajtime me rezultate të ulta.

Trajtimet përsëriten Cdo 12-14 ditë kur koha është  normale  dhe trajtimet përsëriten kur bie mbi 15mm shi,sepse shtresa  me  fungicide ose insecticide shplahet.

Tenja e rrushit këto10 ditor nuk do të jetë problem.Nuk lind nevoja për trajtimeme insecticide.Vreshtat  biologjike ku është përdorur metoda  me feromone çorientuese nuk kanë nevojë për trajtime  me insecticide biologjike.

Molla dhe Dardhë

Sëmundja e kromës do jetë  në aktivitet  të plotë.Bima e mollës është nëfazat e ndieshme ndaj kromës.Duhet  të ndiqet e njëjta llogjikë  si me hardhinë.Kur kemi infeksione duhet të përdoren produkte me cilësi kurative.Krasitjet e gjelbërta ndihmojnë  në rritjen e efektit të masave mbrojtëse

Krimbi i mollës.

Në zonën bregdetare janë kryer trajtimet për brezninë e parë,Disa prodhues kanë bërë edhe një trajtim  të dytë korigjues.Në zonën verilindore dhe juglindore  krimbi mollës  do të ketë çeljen e larvave, pra  ky dhjetëditor do përkojë më trajtimet e breznisë  së parë.Duhet ndjekur edhe kurba e fluturimit të krimbit të mollës.në Korçë janë 5 pika kontrolli që ndjekin ecurinë e fluturimit të krimbit të mollës.

Me kujdes  duhen bërë edhe vrojtimet për morrin që deformon frutat e mollës (Dysaphis ssp)

Eshtë mirë që të bëhen trajtime të bimëve që kanë prekje dhe jotë gjithë bllokun e mollëve.

Këpusha  kuqe (P.ulmi)

Në blloqet që kanë mbi 5 këpusha për gjethe kryhen trajtime me akaricide

Në blloqet e mollëve që kanë shenja nga tenjat minuese të gjetheve.Nëse gjinden 2 mina për gjethe  rekomandohen trajtime me insecticide që japin efekt për ketë grup dëmtuesish.

Si për këpushat dhe tenjat minuese  trajtimet e hershme japin efekt në kufizimin e popullatës.

Në agrume:

Këto dy javët e fundit  ka pasur infeksioni   nga afidet, shumë më tepër se vitin e kaluar.Trajtimet  janë të nevojshme  jo kur shikohen lastarë  të rrallë  me koloni afidesh, por  kur mbi 20 % e lastarëve hasim koloni afidësh.Trajtimet e lokalizuara sipas pemëve dhe degëve me koloni afidesh është e preferueshme.

 

Në Domate.

Në serra  krahas trajtimeve me fungicide  duhet  të kryhen pastrimet e  mjediseve nga barërat e egra strehuese  te krahëbardhës,tenjës  së gjetheve  dhe frutave (Tuta absoluta), miza  minuese Leriomyza  spp, tripset  etj.

Këshilla  të përgjithëshme  dhe  të përhershme

1.Këmbehen lëndët active (vepruese)  dhe  jo emrat  e produkteve  për mbrojtjen e bimëve. Kjo shmang  fitimin e rezistencës parazitëve.( fermerë: kur  bleni  produktet tregoni  fitofarmacistëve  se kur  dhe me çfare  produkti  e keni  bërë  trajtimin e fundit)

3. Të nderuar Fitofarmacistë !

Pyesni ju lutem blerësit  e produkteve për mbrojtjen e bimëve se kur  e kanë bërë trajtimin e fundit ndaj një paraziti të  caktuar  dhe me cilin produkt e kanë  kryer trajtimin. Kështu ju do ta këshilloni më drejtë blerësin. Këshillat tuaja janë shumë të vlefshme. Ju keni kontakte shumëherë më të mëdha  me fermerët se sa vetë shërbimi këshillimor.

3.Fermere, vrojtoni  bimët  për  ti marë masat mbrojtese  në kohë. Jo çdo lloj infeksioni në  fushë justifikon  masat  mbrojtëse. Merrni parasysh  kufijtë e dëmit ekonomik.

Kufiri i demit kritik ekonomik  duhet interpretuar para  vendimarrjes për trajtime.

4. Teknika  trajtimeve    ka  në  dorë  një pjesë të madhe të rezultatit  të  masave mbrojtëse. Sasia tretësirës, doza  produktit, shpejtëseia  ecjes mjeteve, përzieresit e pompave, diametrat  e sprucatorëve  spërkatës , të  gjitha  duhen pasur parasysh e duhen harmonizuar sa  me mirë. Bimet sperkaten , nuk u behet dush, ndaj duhet pulverizim  i tretesires sperkatese.

5. Fermerë !,konsultohuni kurdoherë  me  specialistët e shërbimit këshillimor , institucionet që janë angazhuar në këto veprimtari, QTTB-te  si dhe  me specialistet e  fitofarmacive private.

6.Merni informacion nga medja për parashikimin e motit.