Mbrojtja  bimeve në bujqësinë  biologjike  dhe bujqësinë konvencionale

Enver Isufi

Mesazhe teknike  Nr. 6 . Këshilla teknike për mbrojtja e bimëve  dhe praktikat e tjera agronomike për fermerët  e kalimit në ferma  BIO, COSPE,  dhe për bujqësinë  e zakonshke (konvencionale) (  Periudha 10-20 Maj, 2019)

Klima: Edhe dhjetëditori i parë  të muajit Maj 2019 u shoqërua me reshje  shiu të forta  që në disa  ditë në zonën e Zadrimës arrinët 50-80 mm.

E parë në përgjithësi këto shira ishin një dhuratë  e madhe për ekonominë e energjisë elektrike me burim nga ujrat , si dhe për ujrat me destinacion ujitjen e bimëve  bujqësore.

Rezervuarët e ujit për energji elektrike, rezervuarët e bujqëesië për ujitjen e bimëve ishin në rezervat  e fundit. Pemët  dhe vreshtat  kishin nevojë për rezervat  e ujit, njonxha, dhe livadhet, si dhe vetë pyjet e prisnin këtë shi. Në këto kushte të reja blegtoria  ndihet më  e sigurtë për bazën ushqimore.Ekonomisë bujqësore më shumë qumësht  dhe mish do sjellin reshjet që ranë në  dekadën e parë të muajit Maj, 2019.

Pra  e parë në tërësi shirat ishin një dhuratë  e madhe për ekonominë shqiptare.

Në lidhje    me zhvillimin e sëmundjeve  dhe dëmtuesëve, problemet bëhen më urgjente për ti zgjidhur, sepse dinamika  e zhvillimit të tyre është më  më e shpejtë.Vreshtarët  kanë bërë trajtime, por u duhet që këto  trajtimet të ripërsëriten , sepse janë shplarë shtresat e spërkatjes  si dhe kemi pasur rritje të reja të lastarëve që kanë nevojë të mbulohen shpejt me tretësirë të spërkatjeve.

Sëmundjet  në vreshta  dhe në mollë , dardhë  e ullishte etj pritet të intensifikohen. Infeksionet që mund të kenë ndodhur do avancojnë   dhe të tjera infeksione  mund të shfaqen .

Dhjetëditorin e dytë  të muajit Maj, 2019  nevojitet të fokusohemi në këto praktika   bujqësore  :

Masat parandaluese  të infeksioneve nga sëmundjet  e bimëve

1.Preja ose përbmysja  e barërave të egra me punime , të cilët përvçëse marin ushqimet nga toka, ato krijojnë një lagështirë ajrore rreth bimëve (sidomos në vreshta), lagështirë që nxit infeksionet  nga vrugjet  dhe hiret, etj.

2.Krasitjet e gjelbërta: Heqja  e gjetheve  dhe lastarëve jo prodhues

nevojitet të kryhet sa më shpejt. Largimi i tyre ka disa anë të mira agronomike.

  • Largojnë nga bima pjesët e gjelbërta  jo prodhuese që thithin ushqimin në kurrz të lastarëve prodhues  dhe organeve prodhuese  si kokrra  e bistakë.
  • Largimi i vegjtacionit të tepërt, ndihmon depërtimin e dritës  në kurorat  e bimëve.Vetë drita ushqen më mirë gjethet  dhe i forcon  ato , vetë  drita  e thanë më shpejt lagështirën e vesës  ose të shiut dhe kjo rrit rezistencën e tyre nga sëmundjet. Sa më gjatë të rrinë sporet  e sëmundjeve mbi gjethe, kërcell dhe fruta, aq më e mundëshme bëhet mbirja  e e tyre  në organet e bimës.
  • Kur bimëve u largohen lastarët dhe gjethet e tepërta, tretësira  e spërkatjes depërton tek organet efektive, gjethe , fruta, bistakë që duam të mbrojmë.

Punimet e tokës , kultivimet ndijmojnë zhvillimin e rrënjëve të bimëve  dhe përmirësojnë kushtet e tokës për mirëzhvillimin e mikroorganizmave që përgadisin ushqimin e bimëve.

Plehërimet e ekulibruara  me NPK, dhe mikroelementë kanë rol të madh në mirërritjen e bimëve  dhe rritjen e potencialit të tyre prodhues.

  • Kujdes  në përdorimin e gjeneratës  së re të plehrave  dhe përmirësuesëve të  cilësisë  së tokës.

Le të pyesim më shumë specialistët  dhe tregëtarët që i shesin, le të lexojmë më shumë, le të bëjmë më shumë prova  fushore për të bindur përdoruesit për ndikimin e tyre në prodhim, sepse janë plehra intelegjente. Me këto produkte nuk kemi ende përvojë, prandoj duhen vrojtime të bimëve se çfar ndodh në përdorimin e tyre, sidomos n frutifikimin dhe cilësinë e frutave.

Si të tillë ,nëse  keqpërdoren nuk do të marim  rezultatet e duhura.

Pa këto prova fushore  ose  do ti nënvleftësojmë me pa të drejtë, ose do ti vlerësojmë pozitivisht me pa të drejtë.

Këshilla për bimët e veçanta:

1.Perime:  (serra  dhe fushë)

Nga shërbimet shumë cilësore  në domate, kastraveca, shalqin, bamje, et tjera,  bimët tek fermat bio në kalim të Naimit  Danit  dhe Marian Tomës ,janë rrritur me shpejtësi.Karstraveci ka ditë që ka dalë  në treg ( prodhuar në serrën e Marjan Toma. Këtë muaj fillon edhe shitja  e domateve)

Në fermomonet monituruese për tenjës (Tutën absoluta) nuk janë vënë re të bien insekte të Tuta absoluta.Kjo është një shenjë  e mirë se masat paraprake  si higjenizimi i mjedisit brenda  dhe jasht serrës nga bimët e egra  strehuese të saj kanë dhënë një efekt të mirë parandalues.

Nevojitet që tek Naimi, dhe Mariani të vazhdojnë trajtimet me preparate me bazë bakri për vrugjet në domate  dhe kombinimi i preparative me bazë bakri plus preparate me bazë squfuri për mbrojtjen e kastravecit nga hiri.

Ajrosja  e serrave është me rëndësi për uljen e lagështirës ajrore  , ulje  e cila kufizon sëmundjen  e hirit  vrugut  , kalbëzimit të bardhë  tek domatja.

Në perime bëhen krasitjet  e duhura në domate, kastravec , shalqin. gjethegjëra  brenda  dhe jasht serrës për paksimin në maksimun bazën infektuese  nga krahëbardha, tripset, tenjës  së perimeve (Tuta absoluta ) afidet, krahëbardha

2.Në vreshta:

Dhjetëditorin e fundit e parë të muajit Prill,  dhe u vendosën feromonet që  mbrojnë hardhinë nga tenja (Lobesia botrana)

Për këtë arsye për tenjën nuk do të lindë nevoja për trajtime me insekticide biologjike, si gjatë muajit Maj dhe as më vonë.

Problemi numër një edhe këtë periudhë të muaj Maj mbetet  mbrojtja  e hardhisë  nga sëmundja  e Vrugut  dhe Hirit. Mbas shirave të ditëve të fundit nevojitet urgjent të bëhen trajtimet  e kombinuara; preparatet me bazë bakri që  e mbrojnë hardhinë nga  vrugu plus preparate me bazë squfuri që mbrojtjen e hardhisë nga hiri.Këto përzihen bashkë  dhe treten mirë  në tankun e pompës  spërkatëse.

Respektohe  doza që është e shkruar në etiketa, përdoret  400-500 litra ujë për hektarë ( 40-50 litra për dynym tretësirë kur përdoren  pompa motorrike të varura në traktor, dhe 600-700 litra për ha , ose 60-70 litra për dynym kur përdoren pompa  shpine. Pulverizimi  i mirë i tretësirës, dhe mbullimi uniform i pjesëve të  hardhisë ( në anën e poshtme  dhe të sipërme të gjethes  si dhe kërcejtë) janë vendimtare në arritjen e një cilësie të mirë spërkatëse.

Nëse pas  trajtimit bie mbi 10 – 15 (dhjetë-deri pesëmbjedhetë milimetra shi ) Trajtimi përsëritet. Nëse bie  shi dhe pushon nuk duhet pritur, por duhet të përsëritet menjëherë trajtimi.Edhe nëse  bëhen 1-2 trajtime më tepër parandaluese , në këto faza, do ti kurseni  ato  në javët  e mëvonshe. Nëse  do vonohemi gjatë këtij dhjetëditori të  muajit Maj, do të na duhet të bëjmë më shumë trajtime në javët që vijnë,  dhe pa këto trajme të shpeshta ,mbrojtja nga vrugu dhe hiri nuk kanë garanci). Muaj Maj, është vendimtarë për hardhinë. Më  vonë  kemi më  shumë siguri mbrojtje sepse organet  e bimëve forcohen.

Vreshtat  tek Antoni, Gjergji,Kola, Jaku ,  Veronika, paraqiten mirë deri në fund të muajit Prill.Tani kujdesi  duhet më i madh, si në numrin e trajtimeve ashtu edhe në cilësinë  e tyre.Dihet që preparatet me bazë bakri dhe squfuri kanë  vetëm veprim kontakti  mbi  sëmundjet  dhe nuk janë sistemik që futen në të gjithë trupin e bimës  nëpërmjet qarkullimit të sistemit të limfës .

Pra janë preparate që e  Parandalojnë prekjen e sëmundjeve   dhe jo Kuruese, pra pasi infeksioni ka ndodhur..

Herrja  e gjerbër te hardhia nuk duhet vonuar“Një herrje e lastarëve parazitarë te hardhia ,vlenë sa një trajtim me fungicide, por  edhe sa një plehërim plotësues  sepse hiqet biomasa jo prodhuese“

3.Në Mollë  dhe Dardhë

Në mollë  dhe dardhë këto janë varur  dispensërat e feromonit për mbrojtjen nga krimbi i mollës  dhe dardhës.

Vazhdojnë trajtimet ndaj kromës (Venturia inaqualis) me të njëjtët preparate  si tek hardhia, pra kombinimet  e preparave me baze bakri me ato me bazë qufuri duke i përzier bashkë. Edhe tek molla  dhe dardha kroma është po kaq agresive  gjatë muajit Maj , ashtu si hiri dhe vrugu  në vreshta.

4. Në ullishte

Bima e ullirit këto ditë  ndodhet  në fazën e  lulëzimit të plotë.

Përqindja  e lidhjes  së kokrrave do të varet nga kushtet e motit të këtij dhjetëditori.

Kryhet  edhe një trajtim  me preparate me bazë bakri  për mbrojtjen nga  sëmundja  e gjetheve  të ullirit e quajtur syri i palloit ( quhet kështu se njollat në gjethet e ullirit janë me rrathë koncentrikë  të ngjashme me  njollat  te penda  e shpendit të bukur të palloit).Tretësira  e spërkatjes mbron gjethet e reja të ullirit në lastarët  e rinjë të sapo kanë filluar të rriten.

 Bëhen trajtime me produkte me bazë BORI  biologjik.Ky mikrelement rrit përqindjen e lidhjes  së kokrrave   sepse rrit pjellorinë  e luleve  si dhe forcon bishtin e kokrrave të reja  të sapoformuara.

Plehërimet: tek të gjitha bimët bëhen plehërime me plehrat e rekomanduara  që përdoren në bujqësinë biologjike, si dhe plehërim me lëng plehu si plehërim plotësues  në perime.

Marjan Toma po përdor edhe plehërimin e perimeve  me plehërim  gjethor  nga ekstrakti i bimës  së hithrës. Në një fuci 200 litërshe  me ujë   janë futur   rreth 10-12 kg hithra  dhe pas disa  ditëve ekstratin e dalë  e përdor si lëng plehu për perimet; ose  bashkë me lëngun e plehut mes rreshtave ose  me spërkatje si plehërim gjethor.       

                                     Përgaditur nga   Enver Isufi .      Punë të mbarë  dhe paçit sa më pak probleme fitosanitare !!

Per bujqësinë e zakonshme (Konvencionale)

Insektet kryesorë:

Tenja  e hardhisë   e hardhise (Lobesia botrana)

Do   të vazhdoi çeljen e larvave  në bistakët  e hardhisë në butonizim dhe në lulëzim, por zakonisht  për këtë brezni të tenjës (Lobesia botrana )nuk bëjmë trajtime me insekticide, sepse lulet që hajnë larvat nuk nuk na sjellin dëm ekonomik, sepse larvat hajnë ato lule  që do binin.Madje një rrallim i luleve në brezninë  e parë është e dëshirueshme, sepse nuk na bëhen bistakët e ngjeshur  dhe kompakt. Ngjeshja  e kokrrave  nxit çarjen e tyre  dhe kjo e fundit nxit kalbëzimit kur bistakët fillojnë  e ngjyrosen dhe gjatë pjekjës

Për Krimbin e mollës (Cydia pomonella)

Në zonën bregdetare fillon çelja  e larvave  të krimbit të mollës.Duhen bërë trajtime  me insekticidet  e ndryshme, të cilët gjinden në tregun tonë të inputeve.

Për kromën në bujqësine  e zakonshme mund të përdorim edhe shumë fungicide  të tjera, ndryshe  nga molla biologjike ku lista  e fungicideve është më i kufizuar  në tregun e PMA-ve

Disa nga  Produktet për mbrojtjen e hardhisë nga vrugu  dhe hiri në ullishtarinë  e zakonshme (konvencionale)

Emri tregtarë i produktit Emri lëndës vepruese Sëmundja Sasia E produktit Gram ose ml në 100 litra ujë
ZATO 50% trifloxysstrobin HIRINË 15gram/100 litra ujë
ZATO 50% trifloxysstrobin VRUGUN 25gram/100 litra ujë
Folikur     HIRI 30 gram/100 litra ujë
Melodi kombi Iprovalicarb 60 gr/kg Dhe FOLPET ç/% GR 7/kg Vrugun 2,5 kg/ha
Captan 80 WG Captan 80 % Vrugun 150 gr/100 litra ujë
Poltiglia bordoleze  20 % bakër vrugun 500-700 gram / 100 litra ujë
Kumulus 80 % 80 % squfur Hirin  300-500 gram në /100 litra ujë
Mikrotiol 80 % 80 % squfur Hirin  300-500 gram në /100 litra ujë
Cymoxanil 45 WG  35 % Cymaxamil Vrugun 50-60 gram /100 litra ujë
Mystic  25 WG 250 gram /kg Tebuconazole Hirin 40-50 gram / 100 litra ujë
Cuprofix MZ 30 Dispenser Mancozeb 30 % dhe  Etilenbisditiokarbamat 23.6 % vrugun 350 gram /100 litra ujë

Shënim:

Për masat agronomike  shikoni më sipër çfar është përshkruar edhe për bujqësinë biologjike.Po kështu edhe për trekandëshin e suksesit  në mbrojtjen kimike

Enver Isufi

Instituti Bujqesise Biologjike, Durres

068 586 72 72

www.ibb.al