17.Tetor, 2014
Grupi fermerëve të Fondacionit “Agrines” vizitojnë ibb, Durrës
Grupi i fermerëve, prodhues të mollëve dhe dardhave në zonën e Pogradecit vizituan Institutin e Bujqesisë biologjike në Durrës. Fermerët u njohwn me përvojwn e institutit në prognozimin e kromës së mollës dhe dardhës si dhe të krimbit të mollës dhe dardhës. Fermerët vizituan edhe stacionin elektronik të motit në Shëvnlash si dhe pikat e monitorimit të krimbit të mollës me feromone. Fermerët shprehën dëshirën që të kishin të tilla aparatura elektronike për prognozimin e sëmundjeve dhe dëmtuesve kryesore në mollë dhe dardhë në zonën e tyre ekologjike të Pogradecit, ku bima e mollës dhe e dardhës po rrit nga viti në vit sipërfaqen e mbjellë. Grupi u informua në fushe edhe për prodhimin e plehërimit të gjelbër dhe ekstraktit plehërues nga bima KONFREJ (CONFREY OFFICINALIS).
Grupi fermerëve shoqërohej nga drejtori i Degës Fondacionit AGRINET në Elbasan zoti Andon Rrapokushi. Fermerët u njohën edhe me kultivimin e bimës plehëruese Konfrej nga e cila përgatitet ekstrakt plehërues për pëmët frutore. Ky fondacion ka pasur një bashkëpunim prej disa viteve me Institutin e Bujqësisë Biologjike.