Data 05.02.2015

Në Tiranë u zhvillua  nje seminar  për  teknikat  e mbjelljes  dhe koston e prodhimit   për bimën Paulownia.

Bima Paulownia  është  një bimë drunore me rritje  shumë të shpejtë  dhe me vlera  të mëdha përpunuese. Kjo bimë   për  nga shpjetësia  e rritjes  dhe bukuria  e drurit përbën një suprizë  për rritësit dhe përdoruesit  e saj. Një ekip Italian i cili ka një  përvojë  në rritjen e kësaj bime  e solli sot këtë përvojë  edhe për specialistët dhe biznesmenët shqiptarë.

Kjo bimë drunore  ka vlera  ekologjike, vlera  në mbrojtjen e tokës, në shtimin e mjaltit sepse  lulet e saj janë  mjatëmbajtëse.

Shumë biznesmenë  shfaqën interes për ta kultivuar këtë bimë. Firma italiane që prezantoi këtë projekt furnizon prodhuesit me  fidata  të bimës Paulownia. Kjo bimë  do të pasurojë  edhe biodiversitetin shqiptar.

 

Për  të kontaktuar në Shqipëri po ju japim  këto adresa.

Cristian Armati( cel:067 4642738)  me e-mail:armati.cristhian@gmail.com

Jet Sula:0696878260