Ne daten 05.04.2019 nw mjediset e Hotel Capital, Tirane u zhvillua mbledhja e Asamblese se rrjetit ANRD. Pjestare ne mbledhje ishin perfaqesuesit e shoqateve anetare te rrjetit. Pjesamaresit degjuan raportin e punes se Rrjetit gjate vitit 2018 dhe objektivat kryesore te vitit 2019.Raportin e prezantoi zonja Evelina Azizaj. Ne raport theksoheshin disa hapa pozitive qe ka bere nga Rrjeti ne konsolidimin e tij si dhe objektivat e vitit 2019 per forcimin me tej te lidhjeve mes anetareve per te kontribuar sebashku ne zhvillimin rural. Per vitin 2019 Rrjeti do te fokusohet ne dhenien forme te forumeve lokale, te cilet do te kontribojne ne lidhjen e aktoreve ne zonat ku shoqatat e shoqerise civile veprojne ,kjo ne fuksion te zbatimit projekteve ne dobi te komunitetit.Integrimi mes tyre nenkupton pjesmarjen ne zbatimin e projekteve te perbashketa, ose kontributin qe mund ti japin njeri tjetrit me ekspertize.Instituti Bujqesise biologjike,Durres ka perfituar nga Rrjeti ne kuptimin qe tre anetare te Rrjetit e kane integruar Institutin ne projektet e tyre.Eksperte te Institutit jane ftuar te kontribojne nga Agropuke, COSPE (Shkoder) dhe nga shoqata RASP.Shpresojme se me marjen forme te forumeve do kemi me shume mundesi te bindim pushtetin lokal se edhe ne jemi partnere me ta per zhvillimin rural ne territoret e bashkive dhe te Njesive Administrative perkatese. Asambleja theksoi se duhet me shume angazhim dhe inisiative nga organizatat lokale per formezimin e forumeve qe do mobilizojne aktoret lokale, por u kerkua qe drejtuesit e rrjetit ne Tirane, te mos ja lene spontanitetit kete organizim. Une (enver Isufi) si anetar i Rrjetit , do te propozoja qe drejtuesit e Rrjetit ne qender duhet te kete personat e kontaktit per komunikuar se si po funksionojne forumet lokale.Ne fillim le ta zgjedhin ato vete, pra drejtuesin e Rrjetit se cili do te jete personi kontaktit, mjafton te kete nje person aktiv. Ky person mund te organizoje zgjedhjet e rregullta edhe gjate vitit 2019.