Data  01.04.2014

Ambasadori i Izraelit  ne Shqipëri  zoti  David Cohen  para  disa ditëve shprehu dëshirën për të vizituar Institutin e Bujqësisë Biologjike, Durrës, dhe të vizitonte  një fermë të suksesëshme  në prodhimet biologjike.

Duhet thënë  se para  disa  javëve zoti Ambasador  vizitoi një  ferrmë bio  në zonën  e Durrësit.

Ambasadori D.Cohen vizitoi  Vilen DUKA,  në Ishëm, prodhues  i rrushit  dhe verës  BIO.

Vreshti  DUKA është  6 ha  dhe është çertifikuar si vreshtë  dhe kantinë bio qysh para 7 viteve.

U vizitua   vreshti,  kantina  e verës  dhe vendi i ruajtjes  së verës  që  është  e ndërtuar  e gjitha  nën tokë.

Në mjediset  e kontinës  z. Enver Isufi, drejtori i Institutit të Bujqësisë Biologjike, Durrës prezantoi me teknikën Ppoint prezantimin me titull “Bujqësia  Biologjike  në Shqipëri  dhe potenciali për zhvillim” , u prezantua  edhe përvoja  e vreshtit dhe kantinës bio  “Vila DUKA”

Zoti ambasador u intresua  se  si mund të  integrohen projektet  e shtetit të Izraelit  me problematikën e bujqësisë  shqiptare.
Ambasadori David Cohen ishte i interesuar  se  si mund të ndihmoje Izraeli  bujqësinë  shqiptare  për rritjen e konkurushmërisë.

Ambasadori  tha: “Edhe në Izrael para disa  viteve pëlqenin vetëm produktet e importuara, ndonëse produktet vendase ishin më  të mira. Por  pas  një fushate  të madhe promovuese  u arrit  që sot preferohen produktet vendase. Mua  më pëlqen,  tha ambasadori, inisiativa  e Ministrit të Bujqësisë Prof. Edmond Panariti,  motoja “Të konsumojmë  shqip”