Feta  e Ullirit  organizuar  nga Bashkia Patos

 

Bashkia  Patos  me datën 15 Tetor zhvilloi festën e ullirit.Festa  u zhvillua në fabrikën e madhe të prodhimit të vajit të  ullirit që ndodhet në fshatin Gjinoqar  me pronar Ethem Manxharin.Kjo fabrikë  ka nxitur ullishtarët për më shumë përkujdesje për bimën e ullirit, sepse përpunimi ullirit u ka shkuar pranë ullishteve.

Veprimtaria u organizuan nën kujdesin e krytares  së Bashkisë Patos, zonjës  Rajmonda Balilaj, e cila ndihej  e lumtur që  pas organizimit të ri territorial të vendit (2015)   zona  tashmë ka  identitetin e  vet  dhe  është më  e motivuar për zhvillim.

Në takim morën pjesë banorë të zonës, prodhues  të ullirit, nxënës të  shkollave, mësues  etj  .Në oborrin e fabrikës  u prezantuan në formën e një mikropanairi   produktet  bujqësore  të stinës  dhe gatime tradicionale të zonës  si dhe u festua  me këngët  dhe vallet popullore të folkut vendas.

Mori pjesë  edhe Z/Ministri Bujqësisë  z.Dhimo Kote  si  dhe deputetët në Parlamentin Shqiptar,  përfaqësues  të Qarkut të  Fierit.

Në këtë takim u theksua  roli i madh që ka zhvillimi i ullishtarisë    në zhvillimin rural të këtyre zonave  me plot  ullishte. Z/ vendës  Ministri Dhimo Kote  u dha shpresë ullishtarëve  dhe përpunueseve të ullirit për mbështetjen që  do të kenë  nga shteti  në vitet që vijojnë.

Nga Instituti Bujqësisë  Biologjike  foli z.Enver Isufi i cili theksoi rëndësinë jetike  që ka prodhimi i ullirit  dhe vajit cilësor  për të arritur tregun vendas  dhe atë botëror.Cilësia  sipas standarteve  deri tek ato të standartit të vajit biologjik, janë  një rrugë e sigurtë për rritjen e të ardhurave të familjeve ullishtare  në këtë zonë  dhe në të gjitha zonat e ullirit të vendit   tonë.

Festa  krijojë një mjedis të këndëshëm. Zhvillimi Rural  në fakt më  shqip është “Qytetërimi i fshatit”, dhe këto veprimtari sa më të shpeshta  të organizohen aq  më  shumë fshati do ja ngjajë qytetit.

 

IMG_0021 IMG_0022 IMG_0025

IMG_0024 IMG_0045